(VIDEO) Bekteshi: Institucionet kursyen 20% energji elektrike

(VIDEO) Bekteshi: Institucionet kursyen 20% energji elektrike

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka deklaruar se instucionet shtretërore nga 1 shtatori, prej kur edhe kanë hyrë në fuqi Masat e ndërmarra nga Qeveria, për  kursimin e energjisë elektrike, kanë arritur të kursejnë 20 për qind  të energjisë elektrike. Sipas të parit të Ekonomisë,  më shumë energji elektrike ka kursyer Ministria e Kulturës me 40%,  kurse më pak kanë kursyer Ministria e Shëndetësisë me 2% dhe Ministria e Punëve të Jashme dhe e Mbrojtjes me 8%.

KRESHNIK BEKTESHI-MINISTËR I EKONOMISË

“Në shtator institucionet shtetërore kursyen mesatarisht 20% për energji elektrike në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar. Më shumë energji ektrike ka kursyer Ministra i Kulturës me 40% kurse më pak kan kursyer Ministria e Ministrinë e Shëndetësisë me 2% dhe Ministria e Punëve të Jashme dhe e Mbrojtjes me 8%”.

Në anën tjetër, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka rritur për 81 % shpenzimet e energjigjisë elektrike.

Ministri Kreshnik Bekteshi duke komentuar shpenzimet e komunave, ai ka theksuar se ata kanë arritur të ulin për 25 per qind konsumin e energjisë elektrike për shtator, krahasuar me muajin e njëjtë me vitin e kaluar.

KRESHNIK BEKTESHI-MINISTËR I EKONOMISË

“Më së shumti devijojnë Komuna e Haraçinës, Gostivarit dhe ajo e Sveti Nikollës. Këto të dhëna tregojnë se nëse jemi racional dhe nuk shpenzojmë energji elektrike në mënyrë të panevojshme mund të bëhen kursime të mëdha, nëse të gjithë japim kontributin maksimal, secili me përpjekjen e tij personale mund të ndihmojë që me pasoja më të vogla të përballojmë këtë krizë energjetike”.

Nga 81 komuna, sipas Bekteshit, 25 prej tyre nuk kanë arritur  kursim për 15 përqindë, ndërsa 56 komuna të tjera kanë kursyer më tepër se 15 për qind.

Samir Mustafa /SHENJA/