(VIDEO) Bekteshi: 10 mijë euro gjobë për tregtarët që mashtrojnë konsumatorët

(VIDEO) Bekteshi: 10 mijë euro gjobë për tregtarët që mashtrojnë konsumatorët

Personat që vërtetohet se aplikojnë praktikë e pandershme tregtare, mashtrime tregtare dhe praktika agresive tregtare, do të gjobiten nga 500 deri në 10.000 euro. Kështu njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas miratimit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Edhe ministri pranoi se nuk janë të kënaqur me uljen e çmimeve, pas kufizimit të marzhës së disa produkteve ushqimore.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë  

“Tek disa produkte të caktuara të theksuara në listë ka ulje të çmimeve. A janë ulur çmimet sipas parashikimeve tona, të jem i sinqertë, jo. Por, vendimi do të zgjerohet në mënyrë shtesë. Me siguri kjo do të bëhet javën që vjen, sepse nuk kishte shumë kohë që t’i rregullojnë çmimet. Këtë javë do të bëjmë analizë të plotë, nga dita kur është ndryshuar vendimi  dhe javën e ardhshme vendimi do të ndryshoj”.

Bekteshi nuk përjashtoi mundësinë për masën e ngrirjes së plotë të çmimeve.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Sa i përket ngrirjes së plotë të çmimeve,  kemi afat edhe 2-3 javë sa të filloj korrja e produkteve bujqësore. Ato që janë strategjike, të cilat vërtetë mund të ndikojnë në çmimet e produkeve finale. Nëse shohim se nuk po respektohet vendimi për kufizimin e marzhës, në bazë të gjitha analizave, çmimeve të transportit dhe çmimet e prodhimit, mbetet opsioni për ngrirje të çmimeve”.

Rreth sanksioneve kundërvajtëse është paraparë edhe ndalesa e përkohshme për kryerjen e profesionit, nga 3 muaj deri në dy vjet, nga ana e gjykatës, për tregtarët e mesëm dhe të mëdhenj, dhe 15 deri 30 ditë për tregtarët mikro-tregtarët e vegjël.

Emine Ismaili /SHENJA/