(VIDEO) BE për rastin Muarremi-Ruskovska: Sundimi i së drejtës kusht themelor për anëtarësim

(VIDEO) BE për rastin Muarremi-Ruskovska: Sundimi i së drejtës kusht themelor për anëtarësim

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e ndjekin me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve rreth konfliktit dhe akuzave  të ndërsjellta ndërmjet prokurores për Luftë kundër Krimit të Organizuar, Vilma Ruskoska dhe kreut të Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muharemi. BE-ja vlerëson se kjo çështje duhet të zgjidhet nga organet kompetente.

Bashkimi Evropian

“Zbatimi i qeverisjes të së drejtës është një prej prioriteteve më të larta për Bashkimin Evropian. Është pjesë thelbësore e klasterit të ardhshëm negociues për Vlerat Fundamentale, që do të hapen fillimisht në negociatat aderuese me BE-në”

Sipas BE-së, ligjet ekzistuese të vendit i rregullojnë  kompetencat përkatëse të autoriteteve kombëtare dhe mënyrat e bashkëpunimit të tyre të ndërsjellt, të cilat duhet të respektohen.

Edhe ambasada e SHBA-së doli me qëndrim të ngjajshëm, duke thënë se ky është një proces i vazhdueshëm dhe është një çështje që duhet të zgjidhet nga autoritetet përkatëse të vendit.

Pëprlasjet midis prokurores Ruskovksa dhe drejtorit të Policisë Finaciare, Muharemi, vijnë pas bastisjes së Policisë Financiare më 18 korrik. Nga Prokuroria thanë se bëhet fjalë për një rast të formuar pas kallëzimit të qytetarëve. Ndërsa, Drejtoria, prej atëherë e cilësoi bastisjen si të panevojshme dhe të paligjshme, dhe akuzoi se bëhet fjalë për sulme të qëllimshme dhe të pabaza ndaj tyre. Linda Ebibi /SHENJA/