(VIDEO) Bardhi arrin në Turqi: Jam i motivuar, dua të luajmë në Ligën e Kampionëve

(VIDEO) Bardhi arrin në Turqi: Jam i motivuar, dua të luajmë në Ligën e Kampionëve

Reprezentuesi i Maqedonisë së veriut Enis Bardhi ka arritur në Turqi, aty ku do të nënshkruajë kontratë me Trabzonsporin. Mesfushori shkupjan vjen nga radhët e Levantes për shumën e 3 milionë eurove, ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizohëet tek kampionët e Turqisë.

Bardhi u prit nga në aeroport nga shumë tifozë të shumtë dhe media të ndryshme.

“Jam i lumtur që jam këtu. Jam i gatshëm që të jap më të mirën. Mezi pres të njoftohem me bashkëlojtarët dhe trajnerin. Jam i motivuar që do të luajë me Trabzonsporin. Dua që të shpallemi kampion dhe të luajmë në Ligën e Kampionëve”, tha Bardhi.

Ndryshe Bardhi pritet të nënshkruajë kontratë 3 vjeçare me Trabzonsporin. /SHENJA/