` . (VIDEO) Banka Botërore parashikon rritje minimale të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut - TV SHENJA

(VIDEO) Banka Botërore parashikon rritje minimale të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut

Banka Botërore në raportin e saj të fundit parashikon vendi do të ketë  rritje të ekonomisë këtë vit prej 3.6 %, vitin e ardhshëm rritja parashikohet për 3.5 % ndërsa  në vitin  2023 për 3.4%. Për vendet në rajon, gjatë këtij viti Shqipëria parashikohet të ketë rritje të BPV-së prej 4.4 %, Bosnja dhe Hercegovina 2.8% Kosova 4%, Mali i Zi 7.1 % dhe Sërbia 5 %.

Banka në raportin e saj të qershorit  “Perspektivat globale ekonomike “ parasheh që ekonomia globale do të rritet për 5.6 % në vitin 2021 që nënkupton rritjen me tempon më të shpejtë pas periudhës së recesionit për gjatë 80 viteve të fundit, kryesisht për shkak të performancës së përmirësuar në disa ekonomi të mëdha.

BANKA BOTËRORE

“Megjithatë, shumë ekonomi në zhvillim do të vazhdojnë të luftojnë me pandeminë Covid-19 dhe pasojat e saj. Edhe përkundër rimëkëmbjes, prodhimi global deri në fund të këtij viti do të jetë në një nivel prej rreth 2 % nën parashikimet e vendosura në periudhën para pandemisë. Humbjet e të ardhurave për kokë banori nuk do të tejkalohen deri në vitin 2022 në rreth dy të tretat e ekonomive në zhvillim”.

Nga banka botërore thonë se në ekonomitë e varfra, ku procesi i vaksinimit është i ngadaltë, efektet e pandemisë kanë ndikuar negativisht në përpjekjet për uljen e varfërisë dhe kanë përkeqësuar pasigurinë në sfida të tjera.

Ekonomia globale për këtë vit parasheh një rritje efikase, thuhet në raportin e bankës botërore.

Medina Ajeti /SHENJA/