(VIDEO) Avokati i Popullit me nismë për ndryshime në ligjet për përmbarim

(VIDEO) Avokati i Popullit me nismë për ndryshime në ligjet për përmbarim

Avokati i Popullit do të dоrëzojë Qeverisë iniciativë për ndryshimin e Ligjeve për Marrëdhënie Detyrimore dhe Ligjit për Përmbarim, me qëllim përkufizimin e normës së interesit ndëshkues, apo kamatës. Naser Zyberi, Avokati i Popullit tha se kjo normë e interesit shpeshherë shndërrohet në një problem serioz dhe, tejkalon shumëfish lartësinë e borxhit kryesor.

Naser Zyberi, Avokati i Popullit

“Kërkojmë që propozuesi i autorizuar, pra Qeveria të bën ndryshim dhe të shton një nen 269-b, I cili do të thotë se interesi ndëshkues, pra kamata ndëshkuese do të ndalohet të rrjedh kur shumë e interesit të arritur, ndërsa të papaguar do të arrijë shumën e borxhit kryesor. Si rrjedhojë e kësaj duhet të të bëhen ndryshime edhe në Ligjin për Përmbarim, respketivisht duhet të shtohet një nen 18-a, i cili do të thotë se gjatë procedurës së përmbarimit, kur shuma e interesit të arritur ndërsa të papaguar do ta arrijë borxhin kryesor, përmbaruesi do të ndalojë me llogaritjen dhe pagimin edhe të interesit ndëshkues ligjor”

Zyberi theksoi do të kërkojnë që këto ndryshime ligjore të vlejnë edhe për lëndët të cilat tashmë janë në procedurë.

Naser Zyberi, Avokat i Popullit

“Për shkak të garancionit konsekuetnt të parimit kushtetues për siguri juridike dhe të sundimit të së drejtëst, kërkojmë që në dispozitat kalimtare të thuhet se ky ndryshim do të vlejë në mënyrë retroaktive edhe për lëndët të cilat janë në procedurë si zgjidhje më e favorshme në raport me ligjin ekzistues”.

Avokati i Popullit më tej shtoi se në zyrën e tij arrijën një numër i madh i parashtresave nga fusha e drejtësisë, të cilat i referohen problemeve me përmbaruesit. Dhe sipas tij pa limitim e normës ndëshkuese qytetarët nuk mund të lirohen nga borxhet të cilat i kanë.

Linda Ebibi /SHENJA/