(VIDEO) Autobusët ndezën motorët, Qyteti i Shkupit ridestinoi 2 milionë euro për pagat e NTP-së

(VIDEO) Autobusët ndezën motorët, Qyteti i Shkupit ridestinoi 2 milionë euro për pagat e NTP-së

Është arritur marrëveshja për pagat e punonjësve të Ndërrmarjes së Transportit Publik dhe autobusët e NTP-së tashmë filluan të qarkullojnë.

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska tha se ka përfunduar procedura për sigurimin e parave për punëtorët e NTP-së. Ajo beson se protesta është linçim publik i saj sepse nuk është nga LSDM apo VMRO-DPMNE. Edhe protestën e cilëson të turpshme pasi qytetarët kanë mbetur pa transport urban.

DANELLA ARSOVSKA KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Qyteti i Shkupit edhe sot është në përfundim të procedurës. Prej këtu shkon në thesarin e Ministrisë së Financave. Besojmë se pagat do të paguhen sot ose nesër. Këto mjete mjaftojnë për këta tre-katër muaj”

Ajo sqaroi se aty borxhet ekzistojnë prej më shumë se 10 vitesh. Qeveria jepte para, tani për herë të parë shfuqizohen  subvencionet. “Askush nuk kujdeset për studentët,nxënësit, gjithqka që ajo që duhet të funksionojë transporti publik”, shtoi Arsovska.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/