(VIDEO) ATAK-u turk që i tmerron terroristët

(VIDEO) ATAK-u turk që i tmerron terroristët

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka publikuar një video për performancën e jashtëzakonshme të helikopterit turk ATAK

Ministria turk e Mbrojtjes ka publikuar një video ku shihet performanca e helikopterit luftarak turk ATAK, i cili përfaqëson një nga shtyllat kurrizore të luftës së Turqisë kundër terrorizmit.

Përveç pamjeve të natës dhe ditës, në video shfaqen pamjet e operacionit të realizuara gjatë muajve të verës dhe të dimrit. Helikopterët ATAK, në video, demonstruan saktësi të jashtëzakonshme gjatë goditjes së objektivave.

Siç u tha, helikopterët sulmues të brendshëm turq përdoren në “të gjitha kushtet dhe në misione të vështira për operacione kundër-terroriste në vend, si dhe në gjuetinë e terroristëve”.

“Terroristët, të cilët mendojnë se janë të sigurt në gropat ku janë fshehur, e kuptojnë se ikja është e pamundur kur dëgjojnë zhurmën e helikopterëve  ATAK të forcave tona lokale dhe kombëtare”, tha ministria në një deklaratë në Twitter.