(VIDEO) Arsovska: “Ujësjellësi dhe kanalizimi” është shndërruar në “Byro të punësimeve”

(VIDEO) Arsovska: “Ujësjellësi dhe kanalizimi” është shndërruar në “Byro të punësimeve”

Pas paralajmërimeve  nga sindikata që nëse nuk shkarkohet drejtori i Ndërmarrjes Publike, Ujësjellsi dhe Kanalizim,  qytetarëve do t’u ndërpritet furnizimi me ujë, ka reaguar sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila ka deklaruar se shkupjanët nuk do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë.

DANELLA ARSOVSKA-KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Nisur nga fakti se ditëve të kaluara janë përhapur spekulimet për gjoja probleme në funksionimin e ndërmarrjeve publike. Konkretisht bëhet fjalë për Ujësjellës-Kanalizim, për të cilin ju informoj se përkundër panikut që duan të krijojnë disa persona, Qyteti i Shkupit ka furnizim të vazhdueshëm me ujë. Njoftimet për grevë dua të them se i inkurajoj që të ushtrojnë të drejtën e tyre për grevë sa herë që mendojnë se të drejtat e punëtorëve janë shkelur. Dhe dua t’u bëj apel punëtorëve që të mos lejohen të jenë instrument i disa individëve që duan të përfshihen në kalkulime politike”

Arvoska më tej ka theksuar se Ndërmarrja  Publike, Ujësjellësi dhe Kanalizim është shndërruar në byro për punësimet e kuadrove partiake.

DANELLA ARSOVSKA-KRYETARE E QYTETIT TË SHKUPIT

“Një numër i madh i 1250 të punsuarëve janë kuadro admistrativ dhe nuk janë personel teknik, nga kjo arsye paralajmërohet optimizëm i proceseve të punës, respektivisht rikualifikim, plotësim i kualifikimit të kuadrovo të caktuara dhe më nuk do të mund të mos shkojnë në punë dhe të marrin paga, ose të shkojnë në punë dhe të mos të punojnë”.

Danella Arsovska gjithashtu tha se sulmet dhe kërcënimet vijnë në momentin kur është shpallur departizim në Qytetit e Shkupit dhe  kur është krijuar  optimizëm  në  proceset e punës.

Samir Mustafa /SHENJA/