(VIDEO) Arsovska: Qytetarët nuk mund të presin asgjë nga drejtorët që diktohen nga Mickoski

(VIDEO) Arsovska: Qytetarët nuk mund të presin asgjë nga drejtorët që diktohen nga Mickoski

“Nëse ato janë persona që liderët e tyre partiak i diktojnë se si të veprojnë në jetë, më duhet të them se është keqardhje e madhe për qytetarët që prisnin diçka më shumë prej tyre”. Kështu deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska për drejtorët e dorëhequr të VMRO-DPMNE-së. Gjithashtu shtoi se vendet e zbrazëta do të zëvendësohen sipas afateve kohore nga persona siç i quajti më me integritet se ata që ishin.

 Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit

“Unë besoj se me personat që do të kenë pak më shumë integritet se ata që, siç e pamë, gjëja e vetme që ju intereson janë prapavitë e motivuara politikisht dhe nga vetë postimet e tyre kanë thënë mjaft për atë se çfarë ka ndodhur periudhën e kaluar. Është pak kontradiktore, nga njëra anë kanë pasur liri të plotë për të realizuar projektet e tyre dhe nga tjetra anë flasin për mungesë komunikimi”.

Në pyetjen se përse nuk e ka pranuar ende dorëheqjen e drejtorit të NP “Parkingu i Qytetit” Bojan Hristovski,për çka ai u ankua një ditë më parë, Arsovska tha se nuk ishte në dijeni për këtë gjë.

Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit 

“Sinqerisht nuk di kush është ai që ka komentuar ashtu. Ka afate ligjore, mënyra dhe procedura se si funksionon e gjithë kjo”.

Javëve të fundit, pothuajse të gjithë antarët e VMRO-së të emëruar në kuadër të Qytetit të Shkupit janë dorëhequr nga postet dhe si shkak kanë thënë që është mos komunikimi që e kanë pasur me të parën e Qytetit.

Emine Ismaili /SHENJA/