(VIDEO) Arrestohen 9 policë në “Tabanoc”, mes tyre edhe komandanti

(VIDEO) Arrestohen 9 policë në “Tabanoc”, mes tyre edhe komandanti

Një komandant, një zëvendëskomandant, një udhëheqës turni dhe gjashtë policë janë arrestuar në aksionin e mbrëmshëm të zhvilluar nga Ministria e Punëve të Brendshme  dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion në pikën kufitare Tabanovc.  Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në takimin e sotëm me mediat tha se zyrtarët janë arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Lufta kundër korrupsionit është një objektiv strategjik. Një nga synimet është forcimi i integritetit të punonjësve të policisë dhe ajo që ndodhi dje është pjesë e kësaj. Këtë e ka bërë Departamenti për parandalimin e krimit të organizuar, keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe ryshfetit nga Tabanovca. Janë kryer kontrolle, si dhe kontrolle personale në banesat e tyre për gjetjen e objekteve me origjinë nga vepra penale, po punohet për procedurën e mëtejshme për këtë rast dhe sigurisht kjo është një pjesë e aktiviteteve për luftën kundër korrupsionit”

Në Pikën kufitare ”Tabanovce” mbrëmë ka pasur një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për shkak të aksionit që është zhvilluar ka pasur një ndalesë disa orëshe dhe kolona automjetesh kanë mbetur të bllokuara në kufirin maqedonas-serb për disa orë.

Ndryshe sipas informacioneve jozyrtare, specialistët që kanë kryer kontrollin kanë gjetur para në kuti cigaresh,në kabinat e policëve. Zyrtarët policer në gjykatë pretenduan se kutitë ishin të vendosura nga ndokush. Medina Ajeti /SHENJA/