(VIDEO) Arbër Ademi për incidentin: Më vjen keq, por ishte skenarë i opozitës

(VIDEO) Arbër Ademi për incidentin: Më vjen keq, por ishte skenarë i opozitës

Ishin këto pamjet e një dite më parë mes deputetëve të pushtetit dhe opoziës. Por, jo të para për herë të parë, pasi Kuvendi kohë pas kohe shoqërohet me pamje të këtilla, por edhe më të rënda.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe ish ministri i Arsimit, i cili shihej teksa gjuante çfarë kishte para vetes, përshkak të situatës që ishte krijuar, sot u deklarua para opinionit. Ai shprehi keqardhje për skenat e djeshme, të cilat sipas tij ishin të provokuara nga opozita. Skenari i djeshëm  tha ai, kishte për qëllim përmbushje të agjendave të huaja për destabilizimin e vendit.

Arbër Ademi, BDI  

“Skena të këtilla janë të pa pëlqyeshme, nuk janë në funksion të interesit të qytetarëve, nuk duhet të përsëriten, as nga opozita e as nga ne dhe skena të këtilla të papëlqyeshme nuk duhet të na shërbejnë për përplasje në Kuvend, por bashkërisht duhet t’i tejkalojmë këto provokime, këto inate, në funksion të mbarëvajtjes së Kuvendit”.

Ndërkaq, partitë vazhduan me akuza të ndërsjellta, për t’i vënë autor ndodhive të një dite më parë.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanoska sot kërkoi që deputetit Ademi t’i merret mandati.

Dafina Stojanovska, VDMRO

“Arbër Ademi sipas meje, duhet urgjentisht sot të japë dorëheqje. Ai nuk ka bërë asgjë të mirë për grupin parlamentar të BDI-së, ndërsa është kordinator”.

Çdoherë kur është tema e drejtësisë, thuhet në reagimin e LSDM-së, VMRO-DPMNE është nervoze,  destruktive dhe krijon tensione si ato të një dite më parë.

LSDM

“LSDM dhe shumica parlamentare nuk do të lejojnë kaos, nuk do të lejojnë VRMO-DPMNE-në që të shpëtoj kriminelë, secili që ka gabuar, do të përgjigjet para ligjit”.

Dje, Bashkimi Demokratik për Integrim u vendos në anën e deputetit të tyre Arbër Ademit. Përmes një reagimi për media, ata thanë se BDI dënon ashpër dhunën e ushtruar sot në seancën e Komisionit për Çështje Europiane në Kuvend nga ana e deputetëve të VMRO DPMNE-së bashku me deputetët e Aleancës për Shqiptarët.

Nga Aleanca për Shqiptarët thanë se i gjithë ky skenar i turpshëm filloi me tentimin për t’ua zgjatur mandatin gjykatësve dhe prokurorëve partiak të pushtetit. Kryesuesi Arbër Ademi ofendoi personalisht Deputetin Halil Snopçe i cili e ftoi publikisht të kërkojë falje, por nuk ndodhi një gjë e tillë. Pastaj pasoi turpi që e pa gjithë opinioni, dhuna dhe vandalizmi i kordinatorit të BDI-së. Për skenat e turpshme në Kuvend reagoi edhe Kuvendi.

Emine Ismaili /SHENJA/