(VIDEO) Antikorrupsioni ka rezerva për mënyrën e zgjedhjes së kreut të prokurorisë së krimeve

(VIDEO) Antikorrupsioni ka rezerva për mënyrën e zgjedhjes së kreut të prokurorisë së krimeve

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka vërejtje për mënyrën se si është zgjedhur personi i parë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deklaroi sot kryetarja e antikorrupsionit,  Biljana Ivanovska, duke theksuar se në opinion dolën fotot publike të kreut të ri të Prokurorisë, Islam Abazi me njerëzit e parë të BDI-së, lë hapësirë ​​për të besuar se “ka pasur ndikim”.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARJA E KSHPK-SË

“Të shpresojmë që shefi i ri i Prokurorisë do t’i qëndrojë në ballë krimit dhe korrupsionit, por sigurisht që kemi vërejtje për mënyrën se si u zgjodh. Gjithmonë janë kërkuar disa mekanizma për përzgjedhje më të mirë, ja tani është dhënë mundësia që të gjithë prokurorët të votojnë në mënyrë demokratike dhe kjo është në rregull. Nga ana tjetër, për mendimin tim, janë haruar kriteret për cilësinë e vlerësimeve të dhëna nga Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Programi i Punës dhe të gjitha këto janë elemente që do të jepnin një pasqyrë më të qartë  se për cilin njeri bëhet fjalë”.

Kryetarja e antikorrupsionit nuk mund të thonë nëse dikush u ka imponuar prokurorëve se si të votojnë, megjithatë, sipas saj, në mungesë të disa kritereve, lihet hapësirë të mendojnë se ka ekzistuar ndonjë ndikim.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARJA E KSHPK-SË

“Në mungesë të të gjitha këtyre gjërave që i numërova, mbetën fotografitë me njerëz të afërt në parti, që lë hapësirë të besojmë se ka ekzistuar ndonjë ndikim. Nëse ai është njeri me integritet, mund të luftojë dhe të dëshmojë se është ai që do ta rregullojë Prokurorinë. Në të vërtetë, duhet t’i japim hapësirë njeriut, por pasqyra deri më tani nuk është e volitshme. Ai duhet të investojë shumë më tepër energji në mënyrë që të dëshmojë se ka integritet dhe ka energji të luftojë me korrupsionin”

E pyetur nëse antikorrupsioni do të reagojë për mungesën e kritereve që i ceki, Ivanovska tha se ata gjithsesi bëjnë kontroll të antikorrurpsionit në legjislaturë.

Medina Ajeti /SHENJA/