(VIDEO) Antikorrupsioni: Djalit të Talat Xhaferit i është dhënë e drejta për provimin e jurispodencës para diplomimit

(VIDEO) Antikorrupsioni: Djalit të Talat Xhaferit i është dhënë e drejta për provimin e jurispodencës para diplomimit

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme vendosi që nuk mund të hapet lëndë për rastin e Barlet Xhaferit, pasi Ministria e Drejtësisë nuk e ka ruajtur dokumentacionin për këtë çështje.

KSHPK-ja konstatoi se Barlet Xhaferi e ka fituar të drejtën për të dhënë provimin e jurispodencës edhe pse nuk ka mbaruar universitetin, por nuk kanë kushte për ta vërtetuar. Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska tha se nga dokumentacioni që ata disponojnë mund të konstatojnë se kandidati ka përfunduar studimet me 300 kredi pas dhënies së provimit të jurispodencës.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT PËR ANTIKORUPSION

“Koha e kërkuar nga marrja e 300 kredive deri në mundësinë e dhënies së provimit të jurispodencës nuk përputhet me ne, por këtë nuk mund ta konfirmojmë, sepse dokumentet në Ministrinë e Drejtësisë nuk ruhen, sepse është një rast me data më të vjetra dhe nuk ka asnjë masë nga ana jonë që ne mund të ndërmarrim. E vetmja gjë që mund të konfirmojmë është se personi Barlet Xhaferi i ka plotësuar kërkesat për Akademi sepse kishte dhënë provimin e jurispodencës, por se si e ka fituar të drejtën e provimit të jurispodencës jo”.

Sipas informacioneve nga Akademia, ata theksuan se kandidati ka paraqitur një aplikim pas së cilës i ka bashkangjitur të gjitha dokumentet nga shpallja publike. Anëtarët ranë dakord se përgjegjësia është e universiteteve dhe kushdo që merr dokumentet, por që aktualisht mund të propozojnë vetëm ruajtjen elektronike të dokumenteve në Ministri dhe inspektimin nga inspektorët, sepse rreziqet e abuzimeve të tilla ende ekzistojnë.

Medina Ajeti /SHENJA/