(VIDEO) Ambasadorja e SHBA-së në Shkup: Ju inkurajojmë të ecni përpara me propozimin aktual të BE-së për anëtarësim

(VIDEO) Ambasadorja e SHBA-së në Shkup: Ju inkurajojmë të ecni përpara me propozimin aktual të BE-së për anëtarësim

Ambasadorja e SHBA-së, Kate Marie Byrnes ka dërguar një letër të hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ajo thotë se vendi ka arritur një moment historik në rrugëtimin e tij dhe sfidues drejt të ardhmes Euro-Atlantike. Byrnes përmes një letre të, sugjeron që vendi ta pranojë propozimin francez për të filluar zyrtarisht rrugëtimin drejtë anëtarësimit në BE. Bërns në letrën e saj thekson dobitë që do t’i marrë vendi pas fillimit të negociatave me BE-në.

KATE MARIE BYRNES, AMBASADORE E SHBA-SË

“Anëtarësimi në BE do ta bëjë vendin tuaj më të fortë. Anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare, aq më pak pjesëmarrja në ato procese, është punë e vështirë dhe vjen me vendime të vështira. Ju tashmë e dini këtë; ju i keni bërë ato. Por pranimi i këtij propozimi do të thotë që më në fund do të keni një vend në tryezën e negociatave të anëtarësimit”.

Ajo shkruan se pasi të nisin negociatat, vendi do të ketë më shumë mjete dhe falë metodologjisë së re, qasje më të hershme në fondet dhe programet e BE-së. Lidhur me përmbajtjen e propozimit, Bërns thotë se i njëjti njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas.

KATE MARIE BYRNES, AMBASADORE E SHBA-SË

“Çështjet që përmban propozimi janë teknike dhe ju janë paraqitur pa shumë kohë për debat publik. Ne e kuptojmë se nuk është ajo që do të kishit hartuar nëse do të kishit qenë në gjendje të diktoni termat në mënyrë të njëanshme-por ajo njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe i mbron ato nga sfidat e mëtejshme. Megjithëse mund të mos jetë i përsosur, propozimi bën atë që është e domosdoshme: mbron interesat tuaja thelbësore dhe nis negociatat dhe procesin dinamik të shqyrtimit”.

Ajo shkruan se thelbi i demokracisë është liria për të zgjedhur, ndërsa thelbi i miqësisë është që të mbështesin zgjedhjet që bëjnë miqtë. Byrnes bën thirrje për guxim në kohë sfiduese. Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Maqedonia e Veriut do të zgjidh atë që është më e mira për vendin tonë tanmi dhe në të ardhmen. /SHENJA/