(VIDEO) Ambasadori i BE-së: Nuk kam shkop magjik që ta di se çfarë do të ndodhë

(VIDEO) Ambasadori i BE-së: Nuk kam shkop magjik që ta di se çfarë do të ndodhë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha se fillimi i negociatave për anëtarësimin  e  Maqedonisë  së Veriut dhe Shqipërisë  mbetet prioritet kryesor për BE-në. Geer tha nuk e ka shkopin  magjik për të ditur se çfarë do të ndodhë këtë vit, por shprehu besimin se çfardo që të ndodhë BE-ja do të qëndrojë pranë Maqedonisë së Veriut, dhe do ta ndihmojë në çdo nivel dhe hap të rrugës drejtë anëtarësimit.

David Geer, amabasadori i BE-së

 “’Hapja e negociatave do të jetë një pikë kthese për integrimin evropian të vendit. Do të shënojë intensifikimin e përpjekjeve praktike të Maqedonisë së Veriut për harmonizim me legjislacionin dhe standardet evropiane. Shumë nga përgjegjësitë do të barten nga Qeveria, por do të kërkohet përfshirje strukturore dhe eksperte në procesin e negociatave, ndërkohë që reformat do të vazhdojnë”

Ndërkaq, zëvëndëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq tha se shpreson që presidenca franceze të e ndryshojë dinamikën në afrimin e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, kjo do të ishte një sinjal i madh për vendin tonë, por edhe për të gjithë rajonin.

Sinkron: Bojan Mariçiq,  zëvëndëskryeminisër për Çështje Evropiane

“E realizuam një nga synimet tona strategjike, u bëmë anëtare e NATO-s. Tani është koha për të filluar bisedimet e anëtarësimit me BE”

Mariçiq gjithashtu theksoi se vendi ka vite që është në proces dhe sidomos pesë vitet e fundit ka treguar një qasje të suksesshme dhe të hapur në zbatimin e reformave, dhe se sipas tij, raportet evropiane konfimrojnë se vendi po ecën përpara.

Linda Ebibi /SHENJA/