` . (VIDEO) Aleanca i përgjigjet Agim Nuhiut: T’u ka trashë zullumi, boll më - TV SHENJA

(VIDEO) Aleanca i përgjigjet Agim Nuhiut: T’u ka trashë zullumi, boll më

Sipas BDI-së, dhimbja e udhëheqësve të institucioneve për tragjedinë që ndodhi në Tetovë është trefish më e madhe. Agim Nuhiu nga kjo parti shprehet i bindur se protesta e djeshme ka qenë e orekstruar nga opozita dhe i bëri thirrje asaj  të mbaj duart larg nga tragjedia e Tetovës.

Agim Nuhiu, BDI

“Sigurisht që ne kemi informacione se edhe protestat e djeshme kanë qenë me instruksione të drejtëpërdrejta nga zyrtarë të lartë të opozitës shqiptare. Ne bëjmë thirrje edhe njëherë që të mbajnë duart larg kësaj tragjedia, dhimbja është dyfish apo trefishë më e madhe e pjestarëve të cilët kanë udhëhequr me institucionet e sistemit.”

Kësaj deklarate i reagoi Aleanca për Shqiptarët. Ata i kërkuan  Agim Nuhiu të tregojë ku kanë arritur hetimet për tragjedinë e Tetovës. Më tej i kujtuan Nuhiut se ka qenë në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kur ndodhën ngjarjet e 27 prillit.

Aleanca për Shqiptarët

“Agim Nuhiu, t’u ka trashë zullumi! Pas 27 prillit, t’u shtua edhe 8 shtatori. Agim, e dimë që s’ke dëgjuar për dorëheqjen e as në gjenin tuaj politik nuk e keni aplikuar moralin politik e njerëzor. Sot duhet të tregoni deri ku kanë arritur hetimet për djegien e Spitalit modular në Tetovë, kush do të mbajë përgjegjësi për 14 jetë të djegura në zjarr?”

Më tej thonë se fajin i’a lënë opozitës sa herë që përballen me realitetin e hidhur për mënyrën se si kanë qeverisur vendin.

Emine Ismaili /SHENJA/