(VIDEO) Aksion humanitar për të ndihmuar refugjatët nga Ukraina

(VIDEO) Aksion humanitar për të ndihmuar refugjatët nga Ukraina

Në Maqedoninë e Veriut nga data 25 deri më 27 maj u organizua aksion humanitar për të ndihmuar refugjatët nga Ukraina që qëndrojnë në vendin tonë. Organizator të këtij aksioni ishin zëvendës Avokati i Popullit Jovan Andonovski, së bashku me Ambasadën e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut dhe Shoqatën e Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut.

Sot gjatë një konference për media, Andonovski tha se qëllimi i këtij aksioni ishte që të ndihmohen qytetarët ukrainas që janë në vështirësi dhe kanë ardhur vetëm me një thes sende personale, pasi siç tha ai, mezi ia dolën t’i mbledhin në valën e luftës që Rusia po bënë ndaj Ukrainës.

Jovan Andonovski, zëvendës Avokat i Popullit

“Ajo që morën si informacion nga Ambasada e Ukrainës dhe Shoqata e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut ishte se këta persona po përballen me një sër problemesh, si akomodimi, mjetet e pamjaftueshme që i kanë në dispozicion, dhe për këtë arsye u inkurajuam që ta organizojmë këtë aksion që t’iu ofrojmë mejte që kanë më së shumti nevojë, siç është ushqimi, veshmbathja, vitamina, mjete higjienike”

Zëvendës avokati I popullit theksoi se problemet e qytetarëve ukrainas janë shumë serioze sepse kanë probleme me statusin aktual ne vend, respektivisht nuk kanë mundësi të hyjnë në tregun e punës dhe kështu nuk mund të fitojnë të ardhura.

Roman Buga, zëvendës ambasador i Ukrainës falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen ndaj refugjatëve ukrainas, ndërsa theksoi se vendi ynë është nje vend i vogël por me zemër të mëdha.

Roam Buga, zëvednës amabsador i Ukraniës

“Jemi shumë të lumtur që njerëzit e vendit tuaj mbështesin fuqimisht vendin tonë, ukrainasit tanë, në këtë kohë të vështirë në të cilën një luftë e tmerrshme ka nisur prej katër muajsh në Ukrainë. …Të gjitha llojet e mbështetjes janë të mirëseardhura, andaj ju jemi mirënjohës të gjithëve. Ju thoni se jeni një vend i vogël, por ne gjithmonë përgjigjemi se keni zemra të mëdha dhe kjo situatë tregon se miqtë e vërtetë shihen në kohë të vështira dhe shpresoj që ky aksion si pjesë e mbështetjes së plotë të ukrainasve në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë”

Nga Shoqata e Ukrainasve informuan se së bashku me Ambasadën e Ukrainës në vend, kanë arritur të dërgojnë 14 kamionë me ndihma humnaitare, ndërsa apeloi se ndihma të tilla duhet të vazhdojnë edhe më tej.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë raportuar rreth 300 refugjatë nga Ukraina që kanë çertifikata zyrtare, të akomoduar me të afërm apo miq. Mes tyre ka fëmijë të vegjël, por edhe të rritur që kanë nevojë për ndihmë sociale dhe shëndetësore.

Ndërkaq, zëvendës Avokatit i Popullit tha se ka persona që nuk janë fare të regjistruar dhe qëndrojnë në bazë të qëndrimit turistik në vend, dhe sipas disa informacioneve jozyrtare janë gjithsej rreth 1.000 ukrainas.

Organizatorët u bënë thirrje autoriteteve shtetërore që të zgjidhin sa më shpejt statusin e refugjatëve nga Ukraina, në mënyrë që të kenë akses në tregun e punës, kujdesin shëndetësor, arsimin. Kjo çështje, thotë Andonovski, nuk duhet të zgjidhet me marrëveshje bilaterale mes dy vendeve, por duhet të zgjidhet me vendim të ekzekutivit.

Linda Ebibi /SHENJA/