(VIDEO) Agjencitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime për pretendimet për parregullsi në “Zhan Mitrev”

(VIDEO) Agjencitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime për pretendimet për parregullsi në “Zhan Mitrev”

Drejtori i Agjencisë për Barna dhe Pajisje Mjekësore (MALMED) Lirim Shabani, në konferencën e sotme për media  tha se duhet të jepet kohë për përcaktimin e gjetjeve për klinikën “Zhan Mitrev” në përputhje me ligjet dhe rregulloret. Ai bën të ditur se tashmë janë caktuar dy komisione, ai i etikës dhe një komision për prova klinike, të cilët do të punojë për rastin.

LIRIM SHABANI DREJTORI I AGJENCISË PËR BARNA DHE PAJISJE MJEKËSORE (MALMED)

“Agjencia e barnave ende pa u publikuar storia në televizion, momentin e pare kemi dërguar inspeksion në klinikën në fjalë, në klinikën Zhan Mitrev. Ka qenë logjike dhe me kërkesë të tyre të kenë disa ditë të mbledhin dokumentacionine tyre për faktin se disa nga punëtorët të cilët kanë punuar në atë rast nuk punojnë më në klinikë”.

Shabani deklaroi se në mometin që po flasim në agjencinë e barnave po zhvillohen takime edhe me klinikën edhe me trupa të tjerë që janë brenda përbrenda agjencisë.

Gjithashtu, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH), Irinka Sotirova Buhova, në konferencën e sotme për media tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me Zhan Mitrev, as më parë e as në 22 muajt e fundit.

IRINKA SOTIROVA BUHOVA DREJTORESHË E INSTITUCIONIT SANITAR SHËNDETËSOR

“Si ISHSSH-së ashtu edhe mua personalisht më intereson se kush është ai që kontaktoi Zhan Mitrev nga institucioni jonë . Me përgjegjësinë më të madhe vërtetoj se jo në 22 muajt e fundit përderi sa ishte studimi, por edhe shumë më parë, nuk kam pasur asnjë kontakt me zotërinë e përmendur”.

Buhova shpjegoi edhe se si raportohen infeksionet intraspitalore. Institucioni kyç dhe i parë, të cilit i dorëzohen informacionet për infeksion intraspitalor është Qendra për Shëndet Publik, e cila kryen hetim epidemiologjik dhe urdhëron për masat e mëtejshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/