(VIDEO) Agjencia e Rinisë dhe Sportit, pritje për karateistët

(VIDEO) Agjencia e Rinisë dhe Sportit, pritje për karateistët

Agjencioni për Rini dhe Sport në hapësirat e veta mirëpriti karateistët e Maqedonisë në krye me dy kampionët Doan Osmanin dhe Petar Spasenovskin që “rrëmbyen” medalje të arta në Europianin për U21 që u zhvillua në fundjavën që lamë në pas në Alborg të Danimarkës. Osmani triumfoi në kategorinë deri në 75 kg, ndërsa Spasenovski doli fitues në 85kg. Për numrin një të Agjencionit për Rini dhe Sport ishte privilegj të gjindet në mesin e dy kampionëve të Europës, me çka uroj sportistët për suksesin, duke iu dhënë kurrajo edhe të tjerëve që nuk arritën të stolisen me medalje në këtë kampionat.

Darko Kaeski, drejtor i ARSM-së

 “Është nder të jesh sot me kampionët e Europës në U21 me Doan Osmanin dhe Petar Spasenovskin dhe gjithë të tjerët që ishin pjesë e këtij evenementi. Karateistët tanë edhe njëherë i treguan karatesë së Europës se Maqedonia ka qenë në kryje të këtij sporti dhe do të mbetet aty. I uroj të gjithë karateistët, stafin teknik për organizimin dhe punën e palodhshme që po e bëjnë.”

Ndërkohë seleksionuesi Arlind Huseini dhe karateisti Doan Osmani shprehin kënaqësin e suksesit të arritur, duke premtuar se në të ardhmen do të sjellin rezultate edhe më të mëdha.

Arlind Huseini, seleksionues i Maqedonisë U21

“Unë kam kënaqësi, si udhëheqës apo si seleksionues i kësaj përfaqësuese U21 të kthehem me dy medalje të arta, ku njëri prej tyre edhe anëtar i klubit ku jam edhe un vet trajner. Si seleksionues nga 10 anëtar që kisha, të gjithë janë shumë të suksesshëm, të gjithë janë më të mirët e këtij vendi në kategoritë e veta, ndërsa prej tyre dua t’i veçoj dy kampionët për shkak se kaluan 5 lufta të shkëlqyera si Doan Osmani në -75kg dhe Petar Spasenovski -84kg.”

Doan Osmani, karateist

“Jam shumë i kënaqur nga ky rezultat, e kemi pritur jashtëzakonisht tejmase, puna ka qenë e madhe. Dua të falenderojë trajnerin tim, ku unë stërvitem dhe njëkohësisht seleksionuesin tim, Arlind Huseinin. Nuk do të ndalemi me kaq, do të punojmë akoma më shumë që të kemi rezultatete edhe më të mëdha.”

Të pranishëm te ARSM-ja ishin edhe medalistët tjerë si Spasenovski, Petkov dhe Kostov.

Gazetar: Aziz Sahiti