(VIDEO) Administrata nisi grevën, kërkojnë rritje lineare të pagave

(VIDEO) Administrata nisi grevën, kërkojnë rritje lineare të pagave

Nga sot, të punësuarit në sektorin publik  protestojnë para Kuvendit. Në shenjë proteste ata vendosën  edhe 120 karrike para Kuvendit, që simbolizon 120 deputetët në parlament.  Kreu i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimovski tha se kërkojnë nga autoritetet që nga 1 korriku të marrin pagë më të lartë për 2.806 denarë.

Pakënaqësitë kulmuan me epilogun në parlament ku nuk kaloi propozimi për ndërhyrje amendamentuese në ribalancimin e buxhetit që do të siguronte para për realizimin e kërkesës së sindikatave. Sindikatat paralajmërojnë se  skenari është radikal, por i detyruar.

DARKO DIMOVSKI-KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË MAQEDONISË

“Ashtu siç paralajmëruam, sot e gjithë Maqedonija në sektorin publik është në grevë, ndërsa Lidhja e Sindikatave të Lira kërkon mbështetje nga të zgjedhurit e popullit për paraqitjen e amandamentit për 2 806 denarë, për të gjithë të punsuarit, tashë dhe menjëher apo nga 1 korriku. Të gjithë e dimë se për ato para kemi nevojë, duke parë se çfarë po na ndodhë, infacion, çmime shokuese, kriza energjetike e paralajmëruar. Çfarë të them më shumë, përveç t’i inkurajoj të punsuarit që të luftojnë për të drejtat e tyre”.

Kreu i LSM, u bëri thirrje  deputetëve,  pushtetit, vetëqeverisjes  lokale, të marrin  seriozisht këtë punë, pasi punëtori sot lufton për ekzistencë.

DARKO DIMOVSKI-KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË MAQEDONISË

“Ata nuk na ofruan asgjë tjetër përveç krijimit të komisioneve të caktuara ku do të harmonizohej metodologjia, duke na bindur se nëpunësi administrativ dhe ofruesit e shërbimeve publike janë punëtorë joproduktivë, gjë që nuk është kështu. Ata janë shërbim për qytetarët që e bëjnë punën e tyre me dinjitet dhe besojmë se ka ardhur koha që pakënaqësinë tonë ta shprehim në rrugë”.

Ndërkaq, në negociatat me Qeverinë është rënë dakord që më 1 korrik të nënshkruhet marrëveshja kolektive për sektorin publik, por siç thotë Dimovski,  nuk ka përgjigje nga autoritetet dhe për këtë ndihen të mashtruar dhe të manipuluar. Lidhja e sindikatave ka paralajmëruar se nesër në shenjë proteste do të vendosin 21 karige para qeverisë.

Samir Mustafa /SHENJA/