(VIDEO) Administrata nesër nis grevën, do të punojë vetëm 10 % e të punësuarve

(VIDEO) Administrata nesër nis grevën, do të punojë vetëm 10 % e të punësuarve

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njofton se nga nesër fillon greva e përgjithshme e punonjësve të sektorit publik. Si arsye për këtë, sindikatat përmendën se nuk janë përmbushur kërkesat e tyre për rritje lineare të pagave të punëtorëve në sektorin publik për 2806 denarë dhe kthimin e së drejtës në regres për pushim vjetor nga viti 2023.

Nga LSM dekalrojnë se në seancën e djeshme të Komisionit për Financa dhe Buxhet nuk u miratua amendamenti i LSM-së për rishikimin e Buxhetit, i cili duhej të siguronte mjete për rritje lineare të pagave.

LIDHJA E SINDIKATAVE TË MAQEDONISË SË VERIUT

“Punëtorët ishin dëshmitarë të sjelljes së turpshme të deputetëve nga shumica qeverisëse të Komisionit për financa dhe buxhet të cilët kundërshtuan ashpër propozim-amandamentin e LSM-së me të cilin parashihen mjete në buxhet për rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik për 2806 denarë”.

Lidhja e Sindikatave sqaron se sipas rregullave gjatë grevës së përgjithshme do të sigurohet kapacitete në dispozicion prej 10 për qind të të punësuarve në këtë sektor.

Ata mandej thkesojnë se punonjësit e sektorit publik përveç se do të dalin në grevë duke ndërprerë procesin e punës në vendet e tyre të punës gjatë orarit të punës, do të qëndrojnë dukshëm jashtë ambienteve të punës nga ora 10 deri në orën 11.

Samir Mustafa /SHENJA/