` . (VIDEO) 37 persona nuk e kanë respektuar orën policore - TV-SHENJA

(VIDEO) 37 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Prokuroria
Themelore Publike me shumë propozime për urdhëresa dënimi ndaj qytetarëve të
shumtë nëpër të gjithë territorin e shtetit, të cilët ngarkohen me vepra të
ndryshme, varësisht prej shkeljeve që kanë bërë, duke mos respektuar masat për
pengimin e shpërndarjes së Koronavirusit. 
Disa nuk e kanë respektuar masën e vetëizolimit të detyrueshëm, ndërsa
disa të tjerë nuk e kanë respektuar orën policore.

Prokuroria
Themelore e Shkupit, propozon për urdhëresë dënimi kundër dy qytetarëve të
Shkupit, për shkak të mosrespektimit të rregullave të shëndetësisë, të
vendosura gjatë kohës së pandemisë me koronavirusin. Bëhet fjalë për dy persona
që nuk e kanë respektuar masën e vetëizolimit të detyrueshëm. Prokuroria e
Shkupit i propozon Gjykatës Themelore Penale që atyre t’u shqiptojë dënim me
para në vlerë prej 2000 eurove, për secilin, në kundërvlerë denari.

Në Gostivarë
janë propozuar urdhëresa dënimi për 4 persona, të cilët siç thonë nga
Prokuroria kanë kryer veprën penale “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore në
kohën e epidemisë”. Prokuroria i propozon gjykatës që secilit prej të akuzuarve
t’u shqiptohet dënim me para në vlerën e 100 ditëve të dënimit. Këta persona
kanë shkelur ndalesën e lëvizjes gjegjësisht orën policore, me çka në orët e
natës kanë lëvizur nëpër qytet, në këmbë ose me vetura.

Dy persona nga
Dibra nuk kanë vepruar në pajtueshmëri me ndalesën e lëvizjes, gjegjësisht e
kanë dalë në periudhën e orës policore. Prokuroria i propozon gjykatës që
secilit prej tyre t’u shqiptohet dënim me para, në lartësi prej 10 deri në 100
ditë dënimi.

Prokuroria e
Gjevgjelisë kërkon dënime me para për 9 persona, të cilët sipas prokurorisë
kanë kryer veprën penale “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohën e
epidemisë”. 4 prej tyre i kanë shkelur deklaratat e nënshkruara për vetëizolim.
Për këta persona prokuroria propozon dënime në vlerë prej 2000 eurove për
secilin. Ndërsa 5 personat e tjerë e kanë shkelur vendimin për regjim të
veçantë të lëvizjes, gjegjësisht kanë dalë gjatë orës policore. Për këta të pestë,
prokuroria propozon dënim në vlerë prej 1000 eurosh për secilin.

Prokuroria e Radovishit propozon
urdhëresë për dënim ndaj 4 personave, për shkak të shjelkes së orës policore.
Prokuroria propozon dënime prej 500 eurosh.
Propozohen edhe urdhëresa për
dënim ndaj 3 personave në Sveti Nikollë, që të tre për shkelje të orës
policore. Prokuroria propozon dënim prej 1.960 euro ne kundërvlerë denari. 

Procedura edhe
për 3 mosrespektime të tjera të orës policore në Resnjë. Prokuroria propozon që
të tre të dënohen me dënim në vlerë prej 2000 euro në kundërvlerë denari, për
secilin prej tyre.

Ajnur Bafqari /SHENJA/