Vetura Golf mbrëmë doli nga rruga në afërsi të Varvaras

Vetura e markës Golf mbrëmë ka dalë nga rruga afër fshatit Varvara me çka shoferi i automjetit ka marrë lëndime të rënda. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë rreth orës 12:45 është paraqitur rasti se në rrugën rajonale Shkup-QHE Kozjak në hyrje të fshatit Varvara vetura e markës Golf me tabela regjistrimi nga Shkupi, e udhëhequr nga D.K. (54) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është rrokullisur. D.K, me veturë të Ndihmës së shpejt  mjekësore është dërguar në Kompleksin e spitaleve “Nënë Tereza” ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Është kryer ekspertizë nga ana e SPB Shkup. /SHENJA/