Verstappen triumfon edhe në Kanada, Hamilton ngjitet në podium

Verstappen triumfon edhe në Kanada, Hamilton ngjitet në podium

Çmimin e Madh të Kanadasë, që shënon garën e nëntë të këtij Botërori në Formula 1, e fiton Max Verstappen. Piloti holandez i rezistoi sulmit të Carlos Sainz duke e kaluar i pari vijën e finishit në cirkuitin e Montreal përpara Ferrarit të spanjollit dhe Mercedesit të Hamiltonit.

Vendi i katërt për Russell, i cili ia doli të mbante pas mes shumë vështirësish një Leclerc të jashtëzakonshëm, që e nisi nga vendi i 19-të, por që ia doli të rikuperonte plot 14 vende, për të fituar në fund disa pikë të rëndësishme.

Me këtë triumf në Kanada, Verstappen shkëputet në krye me 175 pikë, i ndjekur nga Perez me 129 pikë.