` . Verstappen siguron "pole position" në Belgikë, Russell befason Hamilton - TV SHENJA

Verstappen siguron “pole position” në Belgikë, Russell befason Hamilton

Maks Verstappen konfirmohet si mjeshtër i garave në shi, pasi sot siguroi “pol posizhën” në pistën e Spa Frankoshamps, duke regjistruar kohën më të shpejtë prej 1 minutë, 59 sekonda e 765 të mijtat. Surprizon Xhorxh Rasell me Villiams pasi u rendit i dyti, ndërsa i treti i klasifikua kampioni në fuqi Luis Hamilton. Daniel Rikiardo me Meklaren siguroi kohën e katërt më të mirë, ndërsa pas tij u renditën Sebastian Fettel, Pier Gasli dhe Serhio Perez. Gara për Çmimin e Madh të Belgjikës do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00.