` . Verstappen: Penaliteti nuk është zgjidhje, Hamilton tregoi mungesë respekti - TV SHENJA

Verstappen: Penaliteti nuk është zgjidhje, Hamilton tregoi mungesë respekti

Max Verstappen po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës në Formula 1. Piloti holandez i Red Bull Racing, kryeson renditjen e përgjithshme, ndërsa sot në Çmimin e Madh të Silverstone në Angli, përjetoi panik, frikë, por edhe zemërim.

 

Renditja e përgjithshme

Lewis Hamilton e nxori nga gara në xhiron e parë, teksa kampioni në fuqi u penalizua me 10 sekonda në bokse. Pavarësisht kësaj, 36-vjeçari i Mercedes fitoi garën dhe festoi gjatë në fund të saj me tifozët e pranishëm.

Verstappen nuk e ka pritur aspak mirë një gjë të tillë, duke reaguar me anë të një postimi. 23-vjeçari nuk i kursen thumbimet për rivalin anglez, teksa shkruan këto fjalë:

Jam i lumtur që ndihem mirë. Shumë i zhgënjyer që u nxora jashtë gare në këtë mënyrë. Penaliteti nuk na ndihmon dhe nuk mund të quhet drejtësi lidhur me manovrën që kreu Lewis në pistë.

Po shihja festimet e tij teksa unë gjendesha akoma në spital, ishte mungesë respekti dhe sjellje aspak sportive, por ne vazhdojmë përpara“, shkruan në rrjetet sociale lideri i kampionatit në Formula 1. /abcnews.al