` . Verstappen fiton në Monaco dhe merr kryesimin, Sainz ngjitet në podium - TV SHENJA

Verstappen fiton në Monaco dhe merr kryesimin, Sainz ngjitet në podium

Max Verstappen regjistron një sukses të jashtëzakonshëm në Çmimin e Madh të Monacos dhe ia del të ngjitet në krye të renditjes për pilotë, kjo edhe për shkak të një gare të dobët të kampionit në fuqi, Lewis Hamilton.

Britaniku e mbylli garën në vendin e 7, duke bërë një paraqitje zhgënjyese dhe tani mbetet në vendin e dytë me 101 pikë, ndërsa piloti i Red Bull, Max Verstappen ngjitet në krye me 105 pikë.

Bën mjaft mirë edhe piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, i cili e mbylli garën në vendin e dytë, duke u ngjitur në podium, ndërsa Charles Leclerc nuk garoi fare për një problem në semiaksin e makinës, teksa në përfundim nuk e fshehu zhgënjimin.

Podiumi i kompletua nga Lando Norris, i cili i rezistoi presionit të Sergio Perezit, ndërsa piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas nuk arriti ta mbyllë garën, pasi e braktisi atë për shkak të një problemi në makinë. /SS/