` . Verstappen fiton “Formula One Sprint”, niset i pari në Silverstone - TV SHENJA

Verstappen fiton “Formula One Sprint”, niset i pari në Silverstone

Sukses historike për Max Verstappen. Piloti holandez e përfundoi i pari garën e parë Formula One Sprint, në Silverstone, duke fituar kështu “pole position” e Çmimit të madh të Britanisë, që do të zhvillohet këtë të diel.

Piloti i Redbullit la pas Mercedesin e Hamilton dhe atë të Bottas, ndërsa Leclerc e mbylli i katërti dhe do të niset nga vija e dytë në garën e nesërme. Vetëm vendi i 11-të për Sainz, protagonist i një kontakti me Russell.