Vendoset një barrikadë e re në veri

Vendoset një barrikadë e re në veri

Një barrikadë e re është vendosur mëngjesin e së martës në qytetin e Mitrovicës së Veriut. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar Besim Hoti, zyrtar i Policisë së Kosovës në veri, i cili ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje.

Kjo është barrikada e parë e vendosur në qytet, ndërsa e 12-ta prej datës 10 dhjetor kur serbët vendosën barrikadat e para në rrugët magjistrale atje.
Që nga 10 dhjetori serbët e veriut kanë ngritur barrikada në disa pika në pjesën veriore të Kosovës, si kundërshtim për arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Pantiq u arrestua nën dyshimin për sulm kundër anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri.

Barrikadat në veri po vëzhgohen nga Policia e Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.