Vendi në protesta masive, presidenti i Sri Lankës ikën në Malvide

Vendi në protesta masive, presidenti i Sri Lankës ikën në Malvide

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi për në Maldive të mërkurën, disa orë para se të jepte dorëheqjen mes protestave të përhapura për keqmenaxhimin e një krize shkatërruese ekonomike.

Rajapaksa, gruaja e tij dhe dy truproja u larguan në bordin e një avioni të Forcave Ajrore të Sri Lankës, thanë forcat ajrore në një deklaratë.

Një burim qeveritar dhe një person i afërt me Rajapaksa thanë se ai ishte në Male, kryeqyteti i Maldiveve. Presidenti ka shumë të ngjarë që të shkojë në një vend tjetër aziatik prej andej.

Ikja e presidentit i jep fund sundimit të klanit të fuqishëm Rajapaksa që ka dominuar politikën në vendin e Azisë Jugore për dy dekadat e fundit, raporton Reuters.

Protestat kundër krizës ekonomike kanë vluar për muaj të tërë dhe kanë arritur në krye fundjavën e kaluar kur qindra mijëra njerëz pushtuan ndërtesat kryesore qeveritare në Colombo.

Kritikët fajësojnë Rajapaksas dhe aleatët e tij për inflacionin e rritur, korrupsionin dhe mungesën e rëndë të karburantit dhe ilaçeve.

Burime dhe ndihmës të qeverisë thanë se vëllezërit e presidentit, ish-kryeministrja Mahinda Rajapaksa dhe ish-ministri i financave Basil Rajapaksa, ishin ende në Sri Lanka.

Ndërsa lajmi për fluturimin e presidentit u përhap, mijëra njerëz u mblodhën në qendrën kryesore të protestës në Colombo duke brohoritur “Gota hajdut, Gota hajdut”, duke iu referuar atij me një pseudonim.

Rajapaksa do të jepte dorëheqjen si president të mërkurën për t’i hapur rrugë një qeverie uniteti, pasi protestuesit sulmuan rezidencat zyrtare të tij dhe të kryeministrit. Ndërkohë presidenti nuk është parë në publik që nga e premtja e javës së shkuar.