Vëllai i kryeministrit e padit për shpifje nënkryetarin e VMRO-së

Vëllai i kryeministrit e padit për shpifje nënkryetarin e VMRO-së

Vëllai i kryeministrit Zoran Zaev e ka paditur dhe kërkon 30 mijë denarë nga nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Vice Zaev  e paditi opozitarin për ofendim dhe shpifje. Nikollovski sot u paraqit në seancën e caktuar pa avokat pasi konsideron se mund të mbrohet vet. Vice Zaev si paditës nuk u paraqit në sallë.