` . Velipojë, katër të plagosur nga bombulat e gazit - TV SHENJA

Velipojë, katër të plagosur nga bombulat e gazit

Një mallkim duket se ka kapur Velipojën, pasi ditë pas ngjarjes së rëndë të katër të vrarëve vijnë katër të plagosur nga shpërthimi i bombulave të gazit në kuzhinën e një hoteli.

Të plagosurit janë 4 anëtarët e një familjeje.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeçe, Danjela Gjoka 18 vjeçe, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeçe, pronarë të hotelit, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe policia kanë bërë të mundur nxjerrjen e 5 bombolave të pa plasura, duke shmangur pasoja edhe më tragjike të kësaj ngjarje.

Në hotel, në momentin e shpërthimit nuk ka patur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj. /tesheshi/