Veliaj, “i pamëshirshëm” me të vetëhedhurin nga dritarja

Veliaj, “i pamëshirshëm” me të vetëhedhurin nga dritarja

Erion Veliaj është e para figurë nga politika që “i gëzohet” ikjes së Kastriot Myfarajt, një gazetari të diskutueshëm edhe mendërisht. Ai u vetëhodh nga dritarja e banesës pak ditë më parë, duke i dhënë fund jetës, pa lënë pas shijen e “njeriut të mirë” apo një personaliteti gazetaresk.

Një ndër shënjestrat e tij ka qenë pikërisht kryebashkiaku i Tiranës, pasi me emisionin e tij në Ora News ishte përfshirë në shërbim të betejave të pronarit të saj me politikën, mes tyre ajo me Veliajn.

Ndaj ky i fundit, pa e përmendur me emër të ndjerin, ka aluduar sërish për atë që sulmet ndaj tij janë thjesht tentativë për gjoba.

“Për gjobaxhinjtë e portaleve: keni gjetur bashkinë e gabuar.

Bëj çfarë të duash, hidhu edhe nga ballkoni po deshët, siç po ndodh me këtë gazetarinë e rreme”, tha ndër të tjer Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. /tesheshi.com/