Vdesin dy persona nga rrëzimi i helikopterit në ishullin grek Samos

Vdesin dy persona nga rrëzimi i helikopterit në ishullin grek Samos

Dy anëtarë të një ekuipazhi helikopteri që po tentonin ta shuanin zjarrin në pyll në ishullin grek të Samosit vdiqën kur mjeti u rrëzua në det, thanë autoritetet të enjten, shkruan AP.

Një shtetas rumun dhe një oficer ndërlidhës grek vdiqën në përplasje, ndërsa dy shtetas moldavë mbijetuan.

Helikopteri Mi-8 i epokës sovjetike, i marrë me qira për operacionet e shuarjes së zjarrit nga Ukraina, u ngrit nga Samosi në orën 16:39 dhe u rrëzua nga ishulli në orën 17:55 të së mërkurës.

Nëntë anije, pesë nga roja bregdetare, dy nga ushtria dhe dy private, si dhe një helikopter, morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Të gjithë 27 zjarrfikësit e ishullit plus katër avionë dhe një helikopter po tentoni ta shuanin zjarrin në një zonë pyjore në Samos, e cila shtrihet afër bregdetit turk. Zjarri u ndez nga erërat e forta.