` . Vdesin dy fëmijë nga sulmet ruse në Siri - TV-SHENJA

Vdesin dy fëmijë nga sulmet ruse në Siri

Të paktën dy fëmijë nga e njëjta familje kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve intensive ajrore të Rusisë drejt vendbanimeve të Zonës së Deeskalimit të Idlibit në Siri, raporton AA.

Sipas Observatorit të opozitës siriane për aviacionin, avionët rusë kanë zhvilluar sulme ndaj fshatrave të ndryshme brenda Zonës së Deeskalimit në Idlib.

Gjithashtu edhe regjimi i Asadit që nga orët e mëngjesit zhvillon sulme intensive ajrore dhe tokësore në rajonet jugore rurale të Idlibit.

Sipas informacioneve të marrë nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë), në sulmin ndaj fshatit Marrithirme kanë humbur jetën dy fëmijë nga e njëjta familje.

Muajin e kaluar kishin vdekur 75 civilë

Raporti i Mbrojtjes Civile tregon se regjimi i Asadit, grupet terroriste të huaj të mbështetur nga Irani dhe Rusia në Idlib muajin e kaluar kanë vrarë 75 civilë prej të cilëve 13 fëmijë.

Që nga 17 shtatori i vitit 2018 kur u arrit marrëveshje midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi, në zonën e deeskalimit të Idlibit, nga sulmet e regjimit dhe Rusisë kanë humbur jetën mbi 1.300 civilë.

Numri i të zhvendosurve nga vendet që pësuan sulme intensive ndaj vendeve më të qeta si dhe në afërsi të kufirit me Turqinë, në një vit të fundit kishte tejkaluar shifrën prej 1 milion.