` . Vdes instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti - TV SHENJA

Vdes instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti

Ka vdekur sot instrumentisti i njohur kosovar, Shaqir Hoti.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
Shaqir Hoti ishte i lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit. Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen e muzikës në Prizren, në flaut.

Mbetet e veçantë paraqitja në Berlinin Perëndimor më 1969, në një festival ndërkombëtar ku me këngën “Baresha”, të interpretuar nga Nexhmije Pagarusha, fituan çmimin e parë. /Zëri