Vazhdon sot seanca për ndryshimet Kushtetuese, ja çfarë ndodhi dje

Vazhdon sot seanca për ndryshimet Kushtetuese, ja çfarë ndodhi dje

Seanca ku duhej të votohen ndryshimet kushtetuese gjatë ditës së djeshme dy herë u ndërpre.
Para deputetëve u drejtua vetëm kryeministri Zoran Zaev, dhe menjhëherë pas fjalimit të tij, kryeparlamentari Talat Xhaferi e ndërpreu seancën, pasi siç tha ai deputët do të duhet të marrin stenogramin e fjalimit të Kryeministrit. Ky i fundit në fjalimin e tij i ftoi deputetët që të votojnë ndryshimet kushtetuese, pasi siç tha ai kjo është një mundësi historike që do ta çonte vendin përpara dhe do të na bënte të barabartë me të gjitha vendet anëtare në NATO dhe BE. Në të kundërtën shtoi ai, vendi do të vazhdojë të mbetet i izoluar dhe i varfër.
Zoran Zaev, kryeministër: Vendimi juaj është mes këtyre dy fjalëve, madhështinë e këtij vendimi historik duhet ta njohim të gjithë. Vota juaj është votë për anëtarësim të plotë të vendit në NATO për më pak se një vit, vota juaj e vendos vendin në familjen e BE-së. çdo votë kundër në fakt është votë për izolim dhe paqartësi.
Seanca fillimisht ishte e paraparë për në mesditë, por për shkak të dorëheqjes së deputetit të LSDM-së Tomisllav Tuntev, e njejta u prolongua për në orën 16:00. Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Tuntevit i cili do të jetë drejtor i ri Agjencisë së Aviacionit Civil, ndërsa Koordinator i ri i grupit të deputetëve të LSDM-së, në vend të tij do të jetë Jovan Mitrevski, ndërkohë ulësen e tij në Kuvend e ka zënë deputeti Rubin Zemon.
Ndryshe, kjo është faza e fundit të ndryshimeve kushtetuese, dhe pritet që të njejtat të miratohen deri të premten.
Pasi të përfundojë miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, menjëherë pritet që në Athinë të fillojë procedura për miratimin e Marrëveshjes së Prespës dhe protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.