` . Vazhdon nesër Debati parlamentar për Strategji kombëtare për parandalimin e korrupsionit - TV SHENJA

Vazhdon nesër Debati parlamentar për Strategji kombëtare për parandalimin e korrupsionit

Debati parlamentar për Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesit 2021-2025 do të vazhdojë nesër. Këtë pasdite, seanca u ndërpre dhe nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, paralajmëroi se do të vazhdojë nesër siç është rënë dakord në koordinimin me përfaqësuesit e grupeve parlamentare.

Deputetët e opozitës VMRO-DPMNE, gjatë debatit të sotëm thanë se do ta mbështesin miratimin e Strategjisë, sepse ajo është e rëndësishme për vendin dhe nga rezultatet e saj do të varet edhe progresi në integrimin evropian, por shprehën dyshime për kapacitetin e pushtetit për zbatimin e tij.

Për deputetët e pushtetit, kjo është një strategji e vërtetë në kohën e duhur dhe zbatimi i saj varet nga të gjithë.