Vazhdon gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot

Vazhdon gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot

Me fjalim hyrës të mbrojtjes, në Gjykatën themelore penale – Shkup, sot vazhdoi gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili u rrah për vdekje para një klubi të natës në parkun e qytetit në Shkup.

Të akuzuarit për vrasjen e hendbollistit kroat Tot, Anxhelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski, në seancën e kaluar, të parë para Këshillit gjyqësor në Gjykatën themelore penale – Shkup, deklaruan se nuk ndihen fajtorë për veprën e bërë penale për të cilën akuzohen.

Në seancën e parë të procesit, prokurorja Tanja Trajçevska, gjithashtu, e ka dhënë fjalën hyrëse në Prokurori në të cilën e elaboroi aktakuzën me të cilën e përshkroi ngjarjen në të cilën hendbollisti kroat u rrah deri në vdekje.

Trajçevska theksoi në listën e dëshmive me të cilat disponon Prokuroria dhe midis të cilëve janë përfaqësues për bastisjen e shtëpisë dhe hapësirave të tjera, konfirmoi për lëndë të marra përkohësisht, me të cilët, siç tha, është marrë veshja e të dëmtuarit dhe një pjesë e veshjes së të akuzuarit Anxhelo Gjorgjievski.

“Disponon me dy CD nga kamerat e sigurisë nga të cilat shihet qartë e gjithë ngjarja e ndodhur në mbrëmjen kritike dhe mbi të gjitha individualisht veprimet e secilit prej të pandehurve që kanë marrë atë ditë”, tha ajo.

Sipas aktakuzës, këta persona akuzohen se më 7 prill, para një klubi të natës në Parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin Denis Tot.

“Pas një debati të shkurtër, të tre i kanë shkaktuar disa goditje dhe lëndime të rënda fizike, nga të cilat viktima fillimisht ka rënë në gjendje koma dhe të nesërmen ka ndërruar jetë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë të publikuar më 21 korrik të këtij viti.

Procesin e udhëheq gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq.