Vazhdon debati i komisionit për propozimet për gjyqtarë kushtetues

Vazhdon debati i komisionit për propozimet për gjyqtarë kushtetues

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do ta vazhdojë debatin për propozimin që prokurori publik Ljubomir Joveski të jetë gjyqtar kushtetues. Joveski për gjyqtar kushtetues është propozim i partive në pushtet.

Ditëve të fundit anëtarët e këtij Komisioni kanë mbështetur për kandidatët Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skenderi.

Filtrin e komisionit nuk e kanë kaluar kandidatët Savo Klimovski, profesori universitar Todor Vitlarovi, i punësuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Shtip, gjyqtari në pension Branko Sekullovski, Voislav Dimovski, së fundmi prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër dhe gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Vesna Jovanovska. Deri më tani është refuzuar edhe kandidatura e profesoreshës universitare Rodna Zhivkovska, e cila është propozuar nga opozita.

Gjykata Kushtetuese ka më shumë se një vit që punon me një përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e paraparë, katërve u ka përfunduar mandati.