Vazhdojnë edhe sonte protestat kundër propozimit francez

Vazhdojnë edhe sonte protestat kundër propozimit francez

Edhe sonte protestat kundër propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vendit me Bullgarinë që po bllokon anëtarësimit e vendit në Bashkimin Evropian (BE), raporton SHENJA.

Protestuesit fillimisht janë mbledhur para Qeverisë, e prej andej përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme do të shkojnë në Kuvend.

Ndryshe sot është mbajtur takimi i Kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel me Presidentin e vendit Stevo Pendarovskin, me Kryeministrin  Dimitar Kovaçevski dhe me Kordinatorët e grupeve parlamentare ku është diskutuar për propozimin.