Varhelyi: Serbia partner i rëndësishëm për t’u lidhur me qëndrimet e BE-së

Varhelyi: Serbia partner i rëndësishëm për t’u lidhur me qëndrimet e BE-së

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi tha sot në Parlamentin Evropian se Serbia është një partner i rëndësishëm ekonomikisht dhe politik i Bashkimit Evropian dhe se po llogarisin tek Serbia si një partner të sinqertë që do të mbrojë vlerat evropiane së bashku me ta.

“Në kontekstin aktual gjeostrategjik dhe politik, është e qartë se Serbia duhet të shtojë përpjekjet e saj në mënyrë që të përafrohet me pozicionet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë. Që nga fillimi i konfliktit, ky rreshtim është tani më i rëndësishëm se kurrë më parë”, tha Varhelyi gjatë debateve për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor në Parlamentin Evropian.

Ai tha se BE-ja dëshiron të ndihmojë Serbinë dhe t’i përgjigjet sfidave të saj, duke përfshirë sigurinë energjetike, shkruan Euronews Serbia.

Varhelyi u ndal edhe te problemi i migracionit. Për BE-në është një fushë në të cilën duhet të punohet shpejt dhe BE-ja, thotë komisioneri, mirëpret ata që vijnë përmes kanaleve ligjore për sa kohë që dera nuk është e hapur për hyrje të parregullt.

“Bashkimi duhet të mbrojë sistemin e tij të azilit. Ne duhet të luftojmë gjithashtu kundër kontrabandës dhe veprimtarisë kriminale”, tha ai.

Në këtë fushë, thotë Varhelyi, BE-ja nuk do ta lërë Ballkanin Perëndimor vetëm për të luftuar migracionin dhe premton se Bashkimi do të ndihmojë si politikisht ashtu edhe financiarisht. Ai bën të ditur se fondet për krizën e emigrantëve do të rriten me 60 për qind në periudhën 2021-2024, që do të thotë mbi 350 milionë euro.