Varheji: Falenderoj Borisovin për mbështetjen e “propozimit francez”

Varheji: Falenderoj Borisovin për mbështetjen e “propozimit francez”

Bullgaria do ta heqë veton kundër Maqedonisë së  Veriut për hapjen e negociatave. Lajmin e ka konfirmuar përmes një statusi në “Twitter” eurokomesari për zgjerim Oliver Varhei.

 “Falënderojmë kreun e opozitës Gerb, Bojko Borissov për vendimmarrjen historike për Evropën dhe Maqedoninë e Veriut që të marrin propozimin e Francës si bazë për fillimin e bisedimeve ndërshtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Shpresoj që vendet do të propozojnë në Parlamentin evropian që Evropa të ecë para”, ka shkruar  Varhei.