Vanhoutte për marrëveshjen për emrin: Fitojnë të gjithë!

Ndërmjetësuesi për nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinos mes partive politike në Maqedoni, Peter Vanhoutte, ka uruar Kuvendin e Maqedonisë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Vanhoutte thekson se tash është koha që shteti të ecë përpara. “Ky është një kompromis nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët. Është koha të ecni përpara dhe të merrni me prioritete tjera: shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik dhe mjedisi jetësor. Viti 2019 është vit për të bërë ndryshime edhe për këtë”, ka shkruar Vanhoutte.