Vanhojte: Është i mundur avancim serioz i Maqedonisë së Veriut falë propozimit francez

Vanhojte: Është i mundur avancim serioz i Maqedonisë së Veriut falë propozimit francez

 Është i mundur avancim serioz i Maqedonisë së Veriut falë propozimit francez. Bullgaria do t’i respektojë të drejtat bazë të maqedonasve siç është identiteti, gjuha dhe kultura, ndërsa si kundërpërgjigje vendi juaj përfundimisht do të mund ta fillojë procesin e aderimit në BE, porositi diplomati belg Piter Vanhojte në letrën e hapur tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Vanhojte, me këtë propozim mundësohet fillim i procesit të aderimit drejt BE-së.

“BE-ja është e ardhmja jua. BE-ja do të hapë shumë mundësi për zhvillimin tuaj evropian, për të ardhmen tuaj dhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj, Prandaj, mos kini frikë ta bëni opsionin e duhur,. por në mënyrë aktive përfshihuni në procesin e aderimit. E kuptoj indinjatën nacionaliste nga disa parti politike. Si opozitë, roli i tyre është që të kundërshtojnë  – dhe të jemi të qartë, çdoherë është më lehtë ta kundërshtojmë vendimin e qeverisë sesa të pajtohemi me të dhe ta mbështesim”, shkruan Vanhojte.

Ai jep mesazh “të mos mbyllemi në të kaluarën” dhe t’i zgjedhim prioritetet reale për të ardhmen tonë.

“Ejani tani të fokusohemi në integrimin e vendit tuaj në BE dhe si të gjithë do të kemi dobi nga kjo. T’i zgjedhim prioritetet reale për të ardhmen tonë. Edhe deri tek opozita nacionaliste – sot Maqedonia e Veriut është shtet real kombëtar, me kulturë specifike, histori të vet dhe gjuhë dhe bashkësi të njohura zyrtare. Mos u mbyllni në të kaluarën, por kyçuni në të ardhmen e përbashkët. Meritoni një ditë të bëheni anëtare e BE-së, dera është e hapur, prandaj ju lus, urdhëroni”, shton Vanhojte.

Lidhur me çështjet tjera me Bullgarinë, ai thekson se nevojitet të vazhdojnë bisedimet që të gjinden zgjidhje.

“Ndërsa për çështjet tjera midis vendit tuaj dhe Bullgarisë, nëse ka problem, ka edhe zgjidhje. Vazhdoni të bisedoni me njëri tjetrin që të dakordoheni për zgjidhjet dhe për rrugën përpara. Qeveria juaj ka shumë ministra kompetent të cilët do të vazhdojnë t’u shërbejnë interesave tuaja. Jam i sigurt se ata do të përfshihen në mënyrë aktive në integrimin në BE, së bashku me Komisionin e BE-së dhe përfaqësuesit e vendeve -anëtare të BE-së”, shton Vanhojte.