` . Vandalizohen posterat e Afrim Gashit dhe Ziadin Selës në Butel (FOTO) - TV-SHENJA

Vandalizohen posterat e Afrim Gashit dhe Ziadin Selës në Butel (FOTO)

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë shkarravitur posterat e koalicionit Aleanca për Shqiptarët- Alternativa në lagjen e Butelit. Mbi figurat e dy liderëve është shkruar numri nëntë, i cili në këto zgjedhje i takon BDI-së.

Lidhur me rastin ka reaguar në fejsbuk edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i cili ka thënë se me ardhjen e tyre në pushtet do të sjellin lirinë edhe për ata që janë të detyruar të bëjnë veprime të këtilla.

“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është thellë i ngulitur në ndërgjegjen e shqiptarëve! Nuk e ndalni dot popullin nga nevoja për ndryshim me sjellje delikuentesh. Vijmë në paqe dhe fitimtar. Numërimi veç më ka filluar. Do ju sjellim lirinë edhe juve që ju detyrojnë të bëni veprime të këtilla, sepse TASH ËSHTË KOHA”, ka shkruar Sela në fejsbuk.