` . VALTERI BOTTAS NISET I PARI NË PORTUGALI - TV SHENJA

VALTERI BOTTAS NISET I PARI NË PORTUGALI

Piloti i Mercedesit Valteri Bottas ka siguruar “pol posizhën” në pistën e Portimaos, pasi siguroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë 18 sekonda e 348 të mijtat. Vendi i dytë i takoi kampionit në fuqi Luis Hamiltonit, ndërsa i treti u rendit piloti i Red Bullit Maks Verstapen. Serhio Perez me Red Bull siguroi kohën e katërt më të mirë, duke lënë pas Karlos Sainz me Ferrari dhe Esteban Okon me Alpine. Gara për Çmimin e Madh të Portugalisë do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 16:00.