Valon Ethemi lëndohet, mungon në ndeshjen ndaj Beshiktashit

Valon Ethemi lëndohet, mungon në ndeshjen ndaj Beshiktashit

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi do të mungojë për Istanbulsporin në ndeshjen e sotme ndaj Beshiktashit të vlefshme për Superligën e Turqisë.

Shkak e mungesës së Ethemit është bërë një lëndim në muskulin e këmbës së djathtë. Nga klubi Istanbulsporit kanë konfirmuar mungesën e Ethemit, duke njoftuar se rikuperimi i tij ka filluar.

Ndeshja Istanbulspor – Beshiktash do të luhet sot në stadiumin Olimpik Ataturk, duke nisur nga ora 19:00.