` . Valon Ethemi do ta vazhdojë karrierën në Poloni - TV SHENJA

Valon Ethemi do ta vazhdojë karrierën në Poloni

Valon Ethemi do të vazhdojë karrierën në Poloni me skuadrën e Zaglebie Lubin. Mesfushori tetovar nuk vazhdojë kontratën me Kukësin dhe ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet te skuadra që garon në elitën e futbollit të Polonisë.

E njejta është zbuluar nga mediat polake, në të cilat thuhet se Ethemi ka arritur akordin me ekipin Zaglebie Lubin dhe se vet shqiptari ka udhëtuar drejt Lubinit.